Fokus

Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori

Autori: Sylejman Sylejmani 18:14 | 03 June 2024

Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kilometra larg vendlindjes.

Për këtë qëllim, ajo ka ardhur nga Guinea në Ferizaj.

Camara është lojtarja kryesore e skuadrës.

-Advertisement-

“Në fillim nuk doja të vija në Kosovë, sepse nuk e dija se cili ishte niveli i kampionatit. Këtë mendim e kisha, derisa erdhën këtu disa shoqe të mija. Ato më pas më treguan se gjithçka po shkon shumë mirë dhe se kampionati është kombëtar. Pastaj, më në fund pranova të vij dhe tash gjithçka po shkon mirë Jam shumë e kënaqur me jetën time këtu, gjithçka po shkon mirë. Më pëlqen qyteti dhe çdo gjë tjetër”, ka thënë Camara

Me shënimet e Camaras, Ferizaj fitoi për herë të parë në histori të klubin kupën e Kosovës.

Për hendbollisten e re, mbulesa që mban në kokë nuk është pengesë që performancat e saj të jenë në nivelin më të lartë.

“Sinqerisht, finalja ishte e mrekullueshme. Ne fituam medaljen e artë në garën për kupën e Kosovës. Fillimi ishte pak i vështirë, por ne arritëm të jemi në mesin e dy prej ekipeve më të mira të kampionatit dhe në fund e fituam kupën, duke e arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Mendoj se ishte një nga finalet më të mira, falënderojmë Zotin që gjithçka ka qenë në favorin tonë. Ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, por e vështirë për t’u luajtur”, ka rrëfyer Camara.

“Populli i Kosovës ka njerëz të mirë me të cilët vërtetë kënaqem. Në fillim kisha pak frikë, sepse nuk e dija nëse këtu i pranojnë njerëzit me ngjyrë, mirëpo menjëherë pas pak kohe e pashë që njerëzit janë miqëor dhe të hapur. Janë të sjellshëm, mikpritës dhe bujarë…Jo, nuk më pëlqen shumë ushqimi sepse jam mësuar të ha gjëra nga Afrika. Por, ka disa ushqime që më pëlqejnë, mirëpo të tregohem e sinqertë, në këtë pjesë jam duke pasur vështirësi që të përshtatem. Sanduiçi definitivisht nuk më pëlqen…”, ka treguar Camara.

Camara brenda pak ditëve do të kthehet në Guinea. Ardhja në Kosovë ajo shpreson që do të shënoj një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj. Prandaj, planet i ka që në sezonin e ardhshëm të luaj në kampionate më të mëdha.

“Për të ardhmen kam disa paqartësi, nuk e di. Jam këtu dhe vërtetë ka qenë një eksperiencë mirë. Nuk kam projekte të tjera për momentin, e shoh veten time duke vazhduar të luaj. Për të ardhmen ndoshta mund të provoj disa kampionate të tjera, si ai francez apo rumun”, ka thënë hendbollistja nga Guinea, duke folur për planet e saj.

Përveç Camaras, në klubin e hendbollit të femrave Ferizaj, luajnë edhe dy hendbolliste të tjera nga kontinenti afrikan. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera