“Njerëzit mendojnë se jam i dëmtuar”, Ansu Fati: Nuk largohem nga Barça, dua të fitoj këtu!
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 03 June 2024
Pas huazimit te Brighton në Premier League, Ansu Fati është rikthyer në radhët e Barcelonës me sulmuesin që nuk ka ndërmend të largohet sërish. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Fati theksoi se ëndërron të fitoj tituj me katalanasit ndërsa shtoi se është në gjendje shumë të mirë fizike pasi nuk dëmtohet prej dy vitesh.
“Ëndrra ime është të kem sukses me Barcelonën, e mendoj këtë që ditën e parë kur shkela në këtë klub dhe isha vetëm 10-vjeç. Këto vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, por është pjesë e futbollit. Unë jam 21-vjeç dhe duhet të vazhdoj të rritem, por kam shpresën që do të mund t’ia shpërblej tifozëve gjithë dashurinë e treguar ndaj meje.
Çdo ditë në rrugë takoj njerëz që më inkurajojnë dhe vazhdojnë të më duan këtu. Kjo më jep motivim dhe më shtyn të vazhdoj të luftoj për këtë klub dhe të jap më të mirën time.
Gjendja fizike? Tani për tani jam në 100%. Unë jam duke punuar shumë sepse mendoj se ka gjithmonë hapësirë për përmirësim. Kaloj shumë orë në palestër. Ka njerëz që besojnë se unë jam gjithmonë i dëmtuar, por u bënë dy vite pa dëmtim. Kam pasur një dëmtim të vogël dhe njerëzit ende e mbajnë mend. Vitin e kaluar luajta sezonin e plotë dhe nuk humba asnjë ndeshje. Isha i përgatitur dhe luftova deri në momentin e fundit”, u shpreh Fati.

T� tjera
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...







































