Federata e Futbollit të Kosovës bën të ditura masat strikte të sigurisë para ndeshjes me Izraelin në “Fadil Vokrri”
Autori: Gazeta inFokus
18:12 | 13 November 2026
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar masat e sigurisë për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Izrael.
Përmes një njoftimi, FFK-ja ka bërë të ditur se për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, në stadium do të ndalohet futja dhe përdorimi i një sërë sendesh.
Ndër to janë armët e çdo lloji, mjetet e mprehta, mjetet piroteknike, fishekzjarrët, flakadanët, pijet alkoolike, rrezet lazer dhe dronët.
Po ashtu, FFK-ja ka bërë të ditur se nuk do të lejohet futja e pajisjeve të zërimit pa autorizim, banderolave me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese, si dhe çadrave.
Federata ka njoftuar se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do t’u kërkohet gjatë hyrjes në stadium.
Tifozëve u është bërë thirrje që të arrijnë sa më herët në stadium, pasi secili prej tyre do t’i nënshtrohet kontrollit të sigurisë në hyrje.
Në njoftim është dhënë edhe një paralajmërim lidhur me parkimin. FFK-ja ka bërë të ditur se shërbimi “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion gjatë ditës së ndeshjes, duke u kërkuar tifozëve që të planifikojnë paraprakisht parkimin e automjeteve në zona më larg stadiumit, për të shmangur trafikun dhe vonesat.
Në fund, FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës me disiplinë dhe respekt.

T� tjera
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit, dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritu...
-
AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mbi...
-
Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës ka folur ed...
-
I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimd...
-
Rizvanolli për kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për prodhimin e energjisë ...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga P...
-
Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar ...
-
Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka moh...
-
Policia gjobit me nga 100 euro shoferët e autobusëve në Prizren, nuk ndalonin në stacionin zyrtar
Policia e Kosovës, me zyrtarët patrullues nga Stacioni Policor në Prizren, në...
-
AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar nga AJH FOODS, ndalon përkohësisht prodhimin
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të prod...
-
Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varë...
-
Rënie drastike e temperaturave të shtunën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht të...


































