Fun & Video

Koreano-jugorëve nuk u lejohet më që të hanë qen

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 21 June 2018

Një gjykatë në Korenë e Jugut e ka futur vrasjen e qenve për mish në aktivitetet e paligjshme, duke i dhënë zemër aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të cilët thonë se një vendim i tillë mund të bëjë që ngrënia e qenve të konsiderohet jo e ligjshme.

Mishi i qenit ka qenë prej kohësh pjesë e kuzhinës tradicionale koreano-jugore, me rreth 1 milion qen në vit të konsumuar.

Vitin e kaluar u padit një fermer në Bucheon për “vrasje kafshësh pa arsye të veçantë” dhe shkelje të rregullave higjienike. Gjykata e Bucheonit e dënoi me 2000 dollarë gjobë fermerin pasi konsumimi i mishit, sipas saj, nuk ishte arsye e ligjshme për të vrarë qentë.

-Advertisement-

Konsumi i qenve ka rënë vitet e fundit në Kore, me të rinjtë që tashmë e shohin si tabu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera