Lajme

Konjufca me buzëqeshje kërkon kompromis nga Hoti: Pse po nguteni bre?

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 15 December 2022

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e saj të rregullt për t’i shqyrtuar disa pika të rëndit të ditës, ku njëra prej tyre është edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2023.

Mbi këtë, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka pasur kritika ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, raporton Paparaci.

Ai tha para deputetëve se me këtë qasje nuk duhet të mbështetet ky buxhet.

-Advertisement-

Sipas tij, është për keqardhje mënyra se si mendon pushteti ta çojë përpara këtë projektligj, “duke pasuar arrogancën e numrave, duke mos reflektuar asnjë herë në asnjë argument”.

Më pas, iu kundëpërgjigj kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ai tha se mund të arrihen kompromise mes partive opozitare dhe LVV-së për këtë çështje.

“Mund të arrihen kompromise të mira për këtë buxhet me dashtë. Pse po nguteni bre? Kadal, kadal që ka thonë ai…”, u shpreh Konjufca me një buzëqeshje.

Megjithatë, deputeti i LDK-së i tha se është detyrë e tij t’i adresojë ‘anomalitë’ e projektligjit, e jo të merret me diskutimet e ligjvënësve.

“Ne kemi prezantuar një listë të gjatë të amendamenteve për ta adresuar disa prej anomalive në këtë projektligj. Kam shkuar në komision për t’i adresuar ato. Është detyrë e juaja për t’i çuar përpara ato e jo me i komentu diskutimet e deputetëve”, ia ktheu Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera