Lajme

Komuna i merr në “qafë” taksitë, ua bllokon vend parkimin ilegal në Muharrem Fejza

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 20 February 2023

Prishtina njihet si qytet në të cilin ka shumë komunikacion, kjo për arsye të qarkullimit të shumtë.

Pengesë për qytetarët shpesh janë edhe parkimet e veturave në vende jo të përshtatshme.

Gjatë mëngjesit të sotëm, në rrugën Muharrem Fejza, në kryeqytet ka filluar vendosja e disa pengesave, tek shiriti për biçikleta.

-Advertisement-

Një gjë e tillë është bërë për arsyen që të pengohet parkimi i veturave në atë pjesë, e sidomos i taksive.

Kjo pasi që, ky veprim është një kthyer në një dukuri e cila po përsëritet çdo ditë dhe po pengon lëvizjen e qytetarëve me biçikleta.

Më poshtë gjeni pamje në të cilën shihet një pjesë e kësaj punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera