Ekonomi

Komuna e Istogut blen 105 mijë euro dru

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 26 February 2018

Në komunën e Istogut duket se më së shumti para nga buxheti harxhohen për dru. Madje me mijëra euro.

Komuna e Istogut në krye me Haki Rugovën ka shpenzuar 105 mijë euro për furnizim me dru për institucionet komunale, shkruan Infokusi.com.

“FURNIZIMI I INSTITUCIONEVE KOMUNALE ME LENDE DJEGESE-DRU”

-Advertisement-

Kështu thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës që ka publikuar kjo komunë në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

E kompania që do të furnizojë këto institucione me dru për 10 muaj është N.T. “Charly”.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kontrata është dhënë më 21 shkurt të 2018, ndërsa planifikohet të nënshkruhet më 5 mars të po këtij viti./INFOKUSI/.

 

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy