Ekonomi

Kompanitë e ndërtimit shpërlajnë para

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 19 February 2018

Ndërtime të shumta janë bërë viteteve të fundit. Thuajse çdo ditë një objekt i ri shumëkatësh ka lulëzuar në ndonjë qytet të Shqipërisë.

Prapa tyre janë ngritur dyshime se qëndrojnë kompani që po shpërlajnë para.

Në këtë vend, tenderët po i fitojnë kompani të cilat sipas deklaratave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kanë të ardhura të ulëta (ose prej vitesh deklarojnë të ardhura zero), dhe janë me humbje, shkruan Monitor, transmeton Infokusi.com.

-Advertisement-

Përveç që ndërtimet po bëhen nga kompani që nuk kanë të ardhura, këto kompani kanë dalë me çmime më të larta të shitjes se tendenca normale e zonës.

Ndërtuesit pa mjete monetare po marrin lejen për ndërtimin e pallateve.

“ Sipërfaqja mesatare e një pallati është 30.000 metra katrorë. Çmimi real që ndërtuesi përllogarit, bazuar mbi kostot e ndërtimit dhe marzhin e fitimit që kërkon, është 800 euro, ndërsa çmimi fiktiv që vendoset për të pastruar paratë është 1500 euro”, shkruan Monitor.

Në qytetin e Tiranës për vitin 2018 parashikohen rreth 300 milionë euro ndërtime, sipas të dhënave indirekte nga taksa e infrastrukturës së ndërtimit që priten të arkëtohet nga Bashkia e Tiranës (e cila pritet të jetë rreth 27 milionë euro, ose sa 8% e vlerës së shitjes).

Ekspertët vlerësojnë se prezenca e parave të dyshimta në ndërtim e bënë të paqartë nëse kjo rritje e çmimeve do të zgjasë apo ka një flluskë që do të çahet kur efekti i tyre të pushojë se ekzistuari dhe çmimet do të bien sërish?

E bashkë me rritjen e ndërtimeve, p0o rriten edhe çmimet e apartamenteve prej 10-20 %. Madje, në zona të caktuara çmimi për metër katror ka arritur në 250 euro.

“Brenda unazës apartamentet shiten me minimumi 1100 euro për metër katror, duke e bërë pothuajse të pamundur blerjen e një apartamenti për një familje me të ardhura normale”, shkruan Monitor, transmeton Infokusi.

Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kur oferta për apartamente të reja është më e lartë. Ndryshe, lejet e ndërtimit shënuan rritje në tremujorin e tretë të vitit të kaluar

Sipas të dhënave të INSTAT, numri I lejeve të ndërtimit është rritur në Tiranë.

“Për 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 167 leje ndërtimi nga 65 për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 157%.

Krahas rritjes së lejeve të ndërtimit, po rriten çmimet, dhe po ashtu kërkesa. Me rritjen e ofertës (shtimit të lejeve), rrjedhimit çmimet duhet të uleshin. Rritja e çmimeve në një periudhë kur oferta po shtohet, është reflektim i një kërkesë të lartë”, shkruan Monitor./INFOKUSI/.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy