Ekonomi

Kompanitë e huaja të interesuara për minierat në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 05 March 2018

Më shumë se 10 kompani të mëdha, shumica prej tyre kanadeze, kanë shprehur interesim për të investuar në sektorin minerar të Kosovës. Këto interesime erdhen pas prezantimit të resurseve minerare të Kosovës në konventën më të madhe në botë, PDAC 2018 të mbajtur në Toronto të Londrës.

Kosova është duke u përfaqësuar nga delegacioni i Qeverisë së vendit i kryesuar nga Dardan Gashi, ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Gashi gjatë fjalimit të tij ka treguar reformat ligjore në fushën e investimeve strategjike që institucionet e Kosovës janë duke i bërë në mënyrë që të krijohet një klimë më e përshtatshme për investitorët e huaj.

“Ne kemi një ligj të avancuar për investime strategjike, ligj ky që mbron investitorin e jashtëm, i tëri në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian” theksoi Gashi.

-Advertisement-

Gashi u ka bërë thirrje për investim kompanive të huaja duke thënë se tregu kosovar e veçanërisht ai i minierave dhe mineraleve është i hapur për botën.

“Presim me padurim ofertat tuaja ashtuqë të përfaqësoni jo vetëm si investitorë por edhe partnerë në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit tonë. Kosova posedon rezervat më të mëdha të linjitit, pumbit e zinkut në Evropë, ju inkurajojmë që të vini të investoni në Kosovë” u shpreh ai.

Në këtë konventë prezent ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili prezantoi zonat në të cilat mund të investohet si: Vllahi, Gumnishtë, Karaçë, Baks, Bresalc, Zhegovcë, Deve etj. Ndërsa ekspertët e KPMM-Së, përkatësisht Azem Rexha, tregoi për mundësitë e eksploatimit të minierave në këto zona.

Në ditët në vijim ministri Gashi do të ketë takime me komunitetet e bizneseve si ato shqiptare në Kanadë si dhe me ato kanadeze të cilët janë të interesuar për investime në Kosovë.

Përveq Kosovës të pranishëm në konventë ishin edhe kompani të ndryshme nga Kina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani si dhe Republika Demokratike e Kongos.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy