Sport

Klopp i shqetësuar për rrjedhën e kampionatit “mund të mbesim pa futbollistë”

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 23 November 2020

Liverpooli aktualisht është në gjendje krize sa i përket futbollistëve, shkruan Gazeta inFokus.

Mungesat e mëdha të lojtarëve e kanë shqetësuar jashtë mase trajnerit e kampionit anglez, Jurgen Klopp.

I shqetësuar rreth kalendarit të ngjeshur për shkak të ndeshjeve të shpeshta, Klopp ka thënë që klubet janë në rrezik të mbesin me vetëm 11 futbollist të gatshëm për lojë.

-Advertisement-

Sky dhe BT Sport duhet të bien dakord, pasi nëse vijojmë të luajmë të diel, të mërkurë e sërish të shtunë në mesditë, rrezikojmë të mos kemi as 11 futbollistë për të mbyllur kampionatin. Nuk flas vetëm për Liverpool, por për të gjithë. Shikoni Pique, që u dëmtua rëndë, Saka gjithashtu. Ky i fundit luajti të tre ndeshjet edhe me Anglinë. Ju thoni të bëjmë rotacion, por me kë të bëjmë rotacion. Ne kemi disa alternativa vetëm në sulm dhe pastaj të tjerët janë emra të rinj, pa eksperiencë” ka përfunduar Klopp./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera