Rozë

Klea Huta zbulon si ndryshon nga ajo në “Instagram” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 July 2020

Moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në fillim të muajit qershor. Klea solli në jetë një djali të cilin dyshja e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.

Moderatorja ndihet në kulmin e lumturisë dhe ka treguar se jeta për të sapo ka filluar. Duhet ta pranojmë se përtej asaj që reklamon çdo nënë në rrjetet sociale, prindërimi është një detyrë e vështirë që kërkon kohë, përkushtim e shpesh mund.

Këtë na e ka ilustruar më së miri Klea përmes një postimi të bërë së fundmi. Ajo ka ndarë me fansat dy foto në “Instagram” ku tregon se çfarë ndan me ndjekësit në rrjetet sociale dhe çfarë fshihet pas fotos.

-Advertisement-

Respektivisht, në foton e parë shihet moderatorja duke buzëqeshur dhe Kridi në makinë, kurse te fotoja e dytë shihen të dy në makinë, ku Klea është duke e ushqyer të voglin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera