Sport

Kjo skuadër triumfoi në finalen e Kosova Champions League

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 26 April 2019

Fox Group shkatërroi Mercedesin në finalen e Kosova Champions League me rezultatin e thellë 5-0, Mentor Mejzini dhe Agon Llugiqi kryen gjithçka me klasin e tyre përballë të cilëve kundërshtarët ishin të pa denjët, përcjellë Gazeta inFokus.

Ndeshja nisi thjeshtë dhe pa rrezik me fushën që ngjasonte si një lojë shahu,  Mercedesi e nisi duke mbajtur topin në kontroll dhe rrezikuan të parët me Ardit Bytyqin që goditi por Muzaqi ishte në vend.

-Advertisement-

Minutat në vazhdim i përdori Fidan Bejta i cili me një seri goditjesh mirëpo ishte tre herë i pasaktë.

Krejt çka pamë në fundin e pjesës së parë të takimit ishin disa goditje nga Milicaj në njërën anë e Gjinovci nga ana tjetër që patën disa gjysmë raste.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër nga e para, pati më shumë raste por edhe gola, rrjetën e parë e tundi Astrit Salihu i cili pas një gabimi të Gjinovcit realizoi supergol duke mos i lënë asnjë shans portierit Ismajli.

Menjëherë pas golit të parë erdhi i dyti, këtë radhë Mejzini e la të shtangur portierin e Mercedes që definitivisht mund të kishte bërë më mirë.

Mercedesi nuk diti të reagoj as në vazhdim dhe nuk rrezikoi thuajse asnjëherë teksa Dhelprat e deshën fitoren më shumë dhe realizuan edhe tre herë të tjera, dy gola i shënoi Llugiqi, ndërsa edhe për golin e 5-0 ai kreu punën më të madhe duke asistuar për Egzon Hasanin.

Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Mentor Mejzini, teksa titulli portieri më i mirë i takoi Petrit Budakovës, Fox Group festuan titullin teksa shumica e lojtarëve të Mercedes nuk morën as medaljet.

Notat e lojtarëve:

(Mercedes):

Egzon Ismajli 4,5

Drilon Paqarizi 5,0

Getart Hyseni 6,0

Ardit Bytyqi 6,0

Oso Gjinovci 4,0

Ermir Kryeziu 3,5

Alban Mehmeti 5,5

Leonis Gashi nuk luajti mjaftueshëm.

 

(Fox Group):

Ardian Muzaqi 6,0

Fidan Bejta 6,5

Mentor Mejzini 8,5

Mark Milicaj 6,5

Melos Kelmendi 8,0

Agon Llugiqi 8,5

Astrit Salihu 7,5

Liridon Veliu 5,5

Egzon Hasani 6,0.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera