Sport

Kjo mace do të jetë parashikuesja e ndeshjeve të ‘Rusi 2018’

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 29 May 2018

Rusia ka zgjedhur një mace të shurdhër, si parashikuese të fitueseve të ndeshjeve gjatë Botërorit, që do të zhvillohet këtë verë, shkruan infokusi.

LEXO EDHE: 5 favoritët për ta fituar Kupën e Botës “Rusia 2018”

Vendi organizator, duke parë famën që fitoi Oktapodi Paul, i cili gjatë Botërorit të 2010-ës arriti të parashikonte saktë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mendoi të vazhdonte këtë traditë, por kësaj radhe duke ndryshuar parashikuesin.

-Advertisement-

Achilles, që është edhe emri i maces, do t’i parashikojë fituesit duke zgjedhur një nga dy enët me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre në një ndeshje. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera