Sport

Kjo është siguria para ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 10 September 2018

Forca të shumta policie kanë rrethuar stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe.

Teksa na ndajnë rreth dy orë nga fillimi i ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe, tashmë kanë filluar të vërehen forca të shtuara të sigurisë.

Përfaqësuesja e Kosovës luan për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të synojë fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Për ndeshjen që fillon në ora 20:45, dyert e stadiumit do të hapen në 18:45, saktësisht dy orë para fillimit të ndeshjes.

Insporti ka siguruar disa fotografi nga stadiumi, aty ku po vërehen forca të shtuara të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera