Sport

Kjo është hera e fundit kur Ramos u eliminua nga Liga e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 16 March 2021

Real Madridi sonte pret Atalanten në ndeshjen kthyese në kuadër të fazës së 1/8-tës së finales, shkruan Gazeta inFokus.

Gati për duelin e sotëm është edhe mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos, i cili pritet ta nisë këtë përballje nga minuta e parë.

34 vjeçari kishte munguar një kohë të gjatë për shkak të lëndimit, kurse në ndeshjen e së shtunës ai bëri rikthimin e tij duke u paraqitur në fushë për një orë.

-Advertisement-

Ramos nuk është eliminuar nga Liga e Kampionëve që nga viti 2015, atëherë kur Juventusi arriti të mposht ‘Mbretërit’.

Kujtojmë se Ramos nuk ka qenë në fushë në dy vitet e fundit për ndeshjet kthyese kur ‘Los Blancos’ u eliminuan në fazën e 16-të fundit nga Ajax dhe Manchester City.

Takimi mes Real Madridit dhe Atalantes luhet sot me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera