“KFOR-i ndalon vizitat e ministrave të Kosovës në komunat në veri”, flet Elbert Krasniqi

Autori: Hateme Smajli
11:20 | 19 June 2023
Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, në një përgjigje për Gazetën Infokus ka thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar se KFOR-i ka ndaluar vizitat e ministrave të qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të saj në veri të vendit.
Si njëri ndër ministrat që goxha shpesh ditëve të fundit ka vizituar kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin që ende po vazhdon të jetë i ngujuar në objektin e komunës, shkurtimisht Krasniqi ka thënë se po dëgjon për herë të parë për këtë informacion dhe se nuk dëshiron të komentojë më shumë.
“Unë prej jush tash po e dëgjoj këtë informacion, edhe kaq nuk kisha dashtë me komentu ma gjatë. Apsolutisht jo!”, ka thënë shkurt ministri për Infokus.
Ndërsa dje dhe sot u raportua nga mediat se KFOR-i ka ndaluar këto vizita që ministrat e qeverisë së Kosovës po iu bënin kryetarëve shqiptarë në komunat në veri, mirëpo ende nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.
Gazeta Infokus në lidhje me këtë cështje ka kontaktuar edhe me KFOR-in por që të njëjtit nuk kanë dhënë ende ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/
Ilir Peci tregon nëse KFOR i ka ndaluar vizitat e ministrave të qeverisë së Kosovës në veri

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...