Ju, Kryeministër, dhe unë që kemi lexuar mijëra libra, a keni një ‘adut’ për të dalë nga kjo krizë?” – Gazetari habit Kurtin me pyetje të papritur

Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 29 June 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ballafaquar me një pyetje të pazakontë gjatë një konference për media, ku është pyetur nëse ka një zgjidhje për krizën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Kurti ka deklaruar se pavarësisht statusit të qeverisë si në detyrë, ai nuk punon më pak, ndonëse ka kompetenca më të kufizuara, siç përcaktohet në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë.
Ai kritikoi mungesën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se është në dëm të vetë deputetëve opozitarë.
“Së pari, të gjithë e dimë që Kosova ka një Qeveri në detyrë, ka kryeministër në detyrë, i cili, për shkak se është në detyrë, nuk punon më pak se më herët, por ka më pak kompetenca. Neni 31 i Ligjit për Qeverinë tregon se mandati është i kufizuar, dhe unë këtë gjë e respektoj. Por qeveri në detyrë ka, kryeministër në detyrë ka. Kurrë Kosova nuk ka qenë më e sigurt dhe më e fuqishme. Ajo që sot i mungon Kosovës, në këtë sistemin tonë politik, është Kuvendi, e sidomos deputetët opozitarë, sepse nuk kanë ndonjë gjë tjetër përveç Kuvendit.”, është shprehur Kurti.
Kurti kujtoi se kur Vetëvendosje ishte në opozitë, kishte një përkushtim të madh për punën parlamentare.
“Si është e mundur që deputetët opozitarë e privojnë veten nga shtëpia e tyre, prej nga do ta mbikëqyrnin qeverinë. Unë këtë nuk e kuptoj dhe nuk mendoj që është e logjikshme. Kur ne kemi qenë deputetë opozitarë, e kemi dashur shumë Kuvendin. Krejt ky vit shkoi pa Kuvend, dhe kjo është në dëm të vetë deputetëve opozitarë. Kuvendin duhet ta bëjmë bashkë me opozitën sa më herët, aq më mirë.”, theksoi kryeministri në detyrë.
Në përfundim, Kurti tha se në situatën aktuale nuk ka zgjidhje tjetër veçse të arrihet një marrëveshje e paketuar për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Ndryshe takimi mes liderëve të partive politike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën nuk ka sjellë ndonjë zhvillim të ri apo afrim që mund të zhbllokojë krizën politike./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...
-
Digjen tej mase bjeshkët në mes Peshkopisë dhe Burrelit
Një zjarr masiv ka përfshirë sot bjeshkët në zonën midis Peshkopisë dhe Burre...
-
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj
Policia e Kosovës e ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të...
-
Qeveria në detyrë ndan mbi gjysmë MILIONI euro për individë të përzgjedhur nga Hajrullah Çeku – LISTA E PLOTË
Pas ndarjes së afro 5 milionë eurove për organizata joqeveritare, qeveria në ...