Fokus

“Jena msu me thanë se qikjo verë është me e nxehtë se tjerat, por në këtë verë ka me u tepru”- Kujdes, ja sa do të shkojnë temperaturat ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 26 June 2025

Ditëve të fundit vendi ynë është përballe me temperatura shumë të larta ku sipas parashikimeve kulmi i nxehtësisë ka arritur sot dhe nesër e ku në disa zona të Kosovës u paralajmërua që temperaturat kalojnë edhe mbi 40 gradë Celsius.

E në të shumtën e vendeve, moti ka qenë mbi 30 gradë e vlera e indeksit UV ka qenë në 9 – që konsiderohet shumë e lartë dhe e rrezikshme për lëkurën, shkruan Gazeta Infokus.

Temperatura të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ndërsa në fundjavë pritet një rënie e lehtë ku temperaturat do të bien për 5 deri në 7 gradë, dhe do të fryjë një erë mesatare që mund të sjellë pak freski.

-Advertisement-

Por në këto kushte, mbrojtja është thelbësore.

Në videon më poshtë gjeni disa këshilla të rëndësishme se si të mbrohemi nga temperaturat e larta e rrezet e forta të diellit./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera