Lajme

Këto janë informacionet e fundit për atentatorët, mësohet se ku ranë në përgjime ata

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 18 January 2023

Vazhdojnë të dalin në pah detaje të tjera rreth kanosjes ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deputetëve të tjerë, me ç’rast për këta të fundit Nacionale mësoi ekskluzivisht se janë Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi.

Raportimet i konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani për Nacionalen nuk dha emra ose detaje shtesë, por shtoi se autoritetet gjegjëse po merren me rastin.

-Advertisement-

Në anën tjetër, deputeti tjetër, Kujtim Shala, nuk pranoi të flasë me emra. Kur u pyet nga moderatori i Debat Plus, Ermal Panduri për raportimet e Nacionales, shtoi se nuk mund të japë emra, duke kërkuar mirëkuptim.

Veç kësaj, Gazeta Nacionale mëson se të dyshuar janë disa persona, shqiptarë të Kosovës, me disa prej tyre që jetojnë në vendin tonë e disa të tjerë në Diasporë.

Për këto raste tashmë janë lajmëruar edhe dëshmitarë, kurse kujtojmë se dëshminë në polici e ka deponuar deputeti Zemaj.

Duhet përmendur gjithashtu faktin se sulmuesit potencialë kanë rënë në përgjime në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera