Sport

Këto janë fjalët e Boshnjakut, pas golit të fitores ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 09 February 2021

Prishtina sot mposhti Dritën me rezultat minimal 1-0, në kuadër të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Lorik Boshnjaku, në minutën e 104’ të pjesës së parë të vazhdimeve.

Pas ndeshjes ka folur Boshnjaku, i cili ka përgëzuar bashkëlojtarët për lojën.

-Advertisement-

“E kemi ditur që do të jetë vështirë dhe që nuk do të mundemi të përsërisim ndeshjen e Antalyas, por prapë arritëm t’i mposhtim, duke mos u dorëzuar për asnjë moment dhe duke na shpërblyer Zoti mundin si me golin tim, po ashtu edhe me fitoren dhe kalimin në çerekfinale.

Dua t’i përgëzojë të gjithë bashkëlojtarët për karakterin e treguar, sepse me të vërtet dhamë maksimumin. Ky ishte imperativi, kalimi i raundit dhe tani përqendrohemi në kampionat duke shpresuar të nisim edhe atë garë suksesshëm siç e nisëm sot për Kupë.

Jemi në një seri fantastike ku prej 12 ndeshjeve kemi barazuar vetëm tre herë dhe kemi fituar 9 prej tyre dhe krejt çfarë më mbetët të uroj të vazhdojmë kështu siç i ka hije Prishtinës”, ka përfunduar golashënuesi i vetëm i kësaj sfide.

Pas kësaj fitore Prishtina ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera