Sport

Këto ishin fjalët e Ardian Nuhiut pas fitores ndaj Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 04 November 2020

Drita ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë triumfuar në udhëtim të Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të.

Golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e ka realizuar Xhevdet Shabani nga gjuajtja e lirë.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili është shprehur i lumtur me rezultatin, por jo edhe lojën e treguar nga futbollistët e tij.

“Kishim një rezultat të mirë pas pjesë së parë, që edhe ia dolëm ta mbajmë. Në pjesën e dytë krijuam dy raste të mira, por që nuk i shfrytëzuam. Nuk ka ndeshje të lehta dhe sot nuk bëmë më të mirën, secili kundërshtar është i vështirë. Por po vazhdojmë sigurt. Do të mundohemi që atë që e bëmë vitin e kaluar, ta bëjmë sërish, megjithëse nuk do të jetë i lehtë. Por, besoj te ky ekip pasi kemi futbollistë cilësorë “, tha mes tjerash ai.

Drita pas kësaj fitore renditet e dyta me 22 pikë, tri me pak se Ballkani që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera