Lajme

Këto dy shtete evropiane do t’i dërgojnë tanke Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 22 April 2022

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia po bashkëpunojnë për të furnizuar Ukrainën me tanke. BBC raporton se ukrainasit pritet të marrin tanket polake T-72. Ndërkohë, tanket polake të dërguara në Ukrainë do të zëvendësohen me tanket britanike “Challenger 2”.

Tanket janë lëvizja më e fundit e britanikëve ndaj Ukrainës, krahas mjeteve të tjera të blinduara që do të dërgohen, për të cilat është vendosur më herët.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace pritet të bëjë një deklaratë më vonë në lidhje me këtë vendim të rendësishëm.

-Advertisement-

Boris Johnson tha në një konferencë shtypi në Nju Dehli më herët se kjo përfaqësonte një intensifikim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera