Lajme

Këtë javë, ajri më i ndotur në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 20 December 2022

Ngjyrën gri në qiellin e kaltër të Prishtinës nuk e solli vetëm moti i ligë. Kryeqyteti në këtë gjendje erdhi si pasojë e shumë faktorëve që ndotin ajrin.

Gjendja e tij edhe gjatë së martës vazhdon të jetë e rënduar dhe parametrat e vlerave janë mbi normalen.

Një fakt i tillë po i shqetëson qytetarët.

-Advertisement-

Dikush tjetër thotë se për këtë gjendje janë vetë fajtor. Prandaj qytetarët kërkojnë masa urgjente nga Qeveria e Kosovës.

Specialisti për Cilësinë e Ajrit, Shkumbin Shala, ka treguar periudhën në të cilën ajri është i ndotur brenda ditës.

Ai ka treguar se edhe pse qëndrojmë më mirë se viti i kaluar për sa i përket cilësisë së ajrit, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese.

E sipas meteorologu, Mendim Rugova, kjo javë pritë të jetë më e ndotura.

Muajt më të ndotur të viti janë Dhjetori dhe Janari për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse për ngrohje dhe jo vetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera