Lajme

Këta janë zyrtarët e LDK-së që ishte planifikuar plan të strukturuar për atentat

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 18 January 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, bëri të ditur se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj disa zyrtarëve të LDK-së.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti i tha Telegrafit se Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, ishin pjesë e planifikimit për atentat.

Ndërkaq atentati ishte planifikuar për arsye politike.

-Advertisement-

“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi Shala.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se PK-ja është duke hetuar këtë rast duke e quajtur si “kaonsje”.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera