Sport

Kështu u larguan nga fusha gjyqtarët e ndeshjes, Drita 1-1 Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 24 November 2020

Drita dhe Feronikeli kanë luajtur baras 1-1, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndeshja u përcoll me mjaftë tensione, pasi zyrtarët e klubit të Niklit ishin të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e kësaj përballje.

Gjyqtari kryesor, Burim Jahmurataj se bashku ndihmësit e tij, Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën e anuluan një gol të Feronikelit, që nga xhirimet e kamareve u pa se ishte i rregullt.

-Advertisement-

E pas tensioneve të krijuar pas përfundimit të ndeshjes këta gjyqtar u larguan nga stadiumi me përcjelljen e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera