Lajme

Kështu do të mbajë moti nesër

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 20 August 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.

Në njoftim thuhet se reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim.

“Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë , parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim, ndërsa nëpjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

IHMK-ja bëri të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndersa indeksi UV do të shenoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit ,mesatare deri lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera