Lajme

Këshilli i Prindërve flet për arsimtaren e cila kërcënojë me jetë fëmijët

Autori: Doresa Geci 17:06 | 08 November 2019

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” si dhe Këshilli i Prindërve gjatë ditës së premte janë kërcënuar nga arsimtarja e historisë A. M.

Rreth këtij rasti ka folur për Gazetën inFokus edhe kryetarja e Këshillit të Prindërve, Zijavere Mexhauni.

Ajo ka thënë se i gjithë rasti ka ndodhur pasi që fëmijët kanë nënshkruar peticion për largimin e saj, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Unë sot kam organizuar mbledhje të prindërve si kryetare e Këshillit të Prindërve dhe kam kërkuar prej fëmijëve peticion prej atyre që ajo ju jep mësim, dhe në momentin që ka marrë vesh për peticion ka filluar me i kërcënu fëmijët dhe ka telefonu policët, dhe kur ka ardhur policia në shkollë ajo ka filluar të më kërcënojë edhe mua, arsimtares së arteve dhe mësuesve në shkollë”, ka thënë Mexhauni për Gazetën inFokus.

Lexo edhe: Arsimtarja e historisë në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë kërcënon me jetë nxënësit

E sipas saj A.M çdo ditë i kërcënon fëmijët më fjalë të ndryshme dhe shkakton presion tek ata.

“Arsimtarja e historisë si zakonisht ajo gjithmonë i ka problemet e njëjta në radhë të parë ajo ka problem me vetën e saj, unë kam shku në shkollë , ajo çdo ditë e thërret këshillin e prindërve në shkollë, ajo i mëson fëmijët kundër shkollës, ajo thjeshtë prej se është kthy fëmijët i ka kërcënuar, duke ju thënë ti e ki nënën kriminele ti e ki babën kështu, fëmijëve të cilët ju ka vdek nëna ju thotë kesh të varri i nenës tanë i qova lule luan me ndjenja të fëmijëve” ka thënë ajo.

Një mësimdhënëse e tillë sipas kryetares së Këshillit të Prindërve nuk i duhet shkollës që të mësoj brezin e ri, sepse ajo nuk i fletë fëmijëve histori por i fletë fëmijëve rreth historisë së jetës private të saj.

Për këtë rast Mexhauni thotë se janë të njoftuar edhe Drejtoria edhe Ministria.
E nga presioni i arsimtares sipas Mexhaunit ka pasur probleme me zemër edhe drejtori i shkollës, Agron Mexhauni, i cili është detyruar të kërkoj ndihmë mjekësorë.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktoj më arsimtaren por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera