Lajme

Arsimtarja e historisë në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë kërcënon me jetë nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 08 November 2019

Nxënësit e shkollës “ Emin Duraku” në Prishtinë janë të kërcënuar më jetë nga arsimtarja e historisë A.M.

Kjo pasi që nxënësit e kësaj shkolle kanë nënshkruar peticionin  për largimin e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Kërcënimin e fëmijëve dhe këshillin e prindërve nga kjo arsimtare  e ka bërë të ditur asambleistja e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Leonora Shabani- Bajraktari përmes një statusi në profilin e saj në facebook.

-Advertisement-

“Në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, Arsimtarja e Historise kërcënon fëmijët dhe këshillin e shkollës! Uroje që drejtoria të merr masat e duhura!” ka shkruar Shabani-Bajraktari,

E kërcënuar nga arsimtarja A.M. ka qene edhe e bija e saj e cila ndjek mësimet në këtë shkollë.

Leonora Shabani –Bajraktari për Gazetën inFokus, ka thëne se mësuesja ka  filluar të kërcënoj të gjithë fëmijët të cilët e kanë nënshkruar këtë peticion

“Unë  e kam çiken aty dhe çikës m’ i është kërcënuar për arsye se çika jem është një ndër nënshkrueset e peticionit që janë organizuar nga fëmijët për largimin e saj nga shkolla. Mësuesja ka filluar të kërcënoj të gjithë fëmijët të cilët kanë nënshkruar këtë peticion. Policinë e ka thirre vetë ajo dhe polica është marrë më të, nuk e di  çka është bo me tejë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj arsimtarja e historisë i ka kërcënuar me jetë fëmijët.

“Ajo duhet të trajtohet  për arsye se  nuk është se ka problem vetëm me një person apo dy por ka problem me tërë shkollën , kryetarja e këshillit të prindërve  i ka dëshmitë të cilat tregojnë se çka thonë fëmijët për të, se çka iu ka than ajo fëmijëve,  duke iu thanë fëmijëve se unë ju pushkatoj dhe  duke i shkaktuar steresë fëmijëve”,  ka deklaruar Shabani-Bajraktari për Gazetën inFokus.

E ky rast sipas zëdhënëse për polici në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nuk është iniciuar, dhe është mbetur që të zgjedhtë mes drejtorisë dhe arsimtares.

“Nuk është rasti i policisë dhe në polici nuk ka rast, është kanë një mosmarrëveshje dhe kemi shkuar atje mirëpo me urdhër të prokurorit nuk është iniciuar ndonjë rast”, ka thënë Ahmeti për Gazetën inFokus.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktoj edhe me mesuesen , por një gjë e tillë deri me tani nuk ka qenë e mundur.

Gazeta inFokus do të ju mbaj të informuar me rastin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera