Kërcitja e dhëmbëve, shkaqet e rrezikshme dhe zgjidhjet natyrale që mund t’i provoni
Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 06 February 2023
Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.
Çfarë është kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit?
Ky është një shqetësim mjekësor që nuk arrihet të zbulohet lehtësisht. Shpesh ata që vuajnë nga kërcitja e dhëmbëve nuk e vënë re një gjë të tillë, vetëm pas një kohe të gjatë fillojnë të ndjejnë simptomat.
Një nga simptomat e para është zgjimi me dhimbje të forta të nofullave. Nëse lihet e patrajtuar, kërcitja e dhëmbëve arrin të shkaktojë enjtje të gjëndrave limfatike që gjenden në qafë. Gjithashtu kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave, përtypje të keqe të ushqimit, erë të keqe orale.
Simptoma që mund të evidentohen përmes analizave dentare. Nëse lihet i patrajtuar ky fenomen mund të përkeqësohet deri në dëmtimit të shëndetit të dhëmbëve por dhe në deformimin e nofullave.
Si mund ta kuptoni nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje?
Një nga mënyrat më të thjeshta, është vizita tek dentisti, kështu do të kuptohet dhe gjendja e shëndetit të dhëmbëve. Mosha është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi me kalimin e viteve dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve kërkojnë një përkujdesje më të vëmendshme.
Kjo vjen si pasojë e një dobësimi natyral të smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si pasojë e konsumimit të tyre gjatë viteve. Kështu dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Vizitat tek dentist arrijnë që të kapin që në fazat e para këtë problem, dhe të fillojnë me trajtimin e tij.
Kërcitja e dhëmbëve e shpjeguar në fushën e psikologjisë
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, gjithçka lidhet me gjendjen emocionale dhe me stresin të cilin nuk e shprehim.
Duke qenë se kërcitja e dhëmbëve është diçka e pavullnetshme, një gjendje e rënduar psikologjike ndikon në përkeqësimin e problemit.
Kur jemi në gjumë, nuk arrijmë t’i kontrollojmë emocionet e akumuluara gjatë ditës. Shumë njerëz i përjetojnë përmes ëndrrave, të tjerë si reagime fizike. Emocionet gjatë orëve kur jemi të vetëdijshëm, kanë qenë të shtypura, dhe në momentin kur ne flemë, ato lirohen.
Personat që kërcasin dhëmbët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjën e inatit. Kërcitja e dhëmbëve është në një farë mënyrë ‘veçanti’ e personave që inatosen dhe që këtë inat e mbajnë gjatë të shtypur brenda vetes.
Po nëse i kërcisni dhëmbët gjatë ditës?
Disa personave u ndodh që të kërcasin dhëmbët dhe gjatë ditës, diçka e tillë tregon që problem është më i rëndë. Nëse ju ndodh që t’i kërcisni dhëmbët gjatë ditës, duhet me patjetër të kërkoni këshillën e mjekut.
Çfarë të bëni nëse kërcisni dhëmbët?
Si fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga një problem i tillë. Shumë nga ne mund të jenë të prekur por nuk e kuptojnë. Nëse e dyshoni, bëni një vizitë mjekësore.
AgroWeb.org ju këshillon që të përzgjidhni me kujdes specialistin që do t’iu trajtojë. Dentisti mund të trajtojë deri në një farë pike dëmtimin e dhëmbëve. Por problemet e brendshme, siç janë shtrembërimi i nofullave që më pas shkakton mos përtypjen e duhur të ushqimit, kanë nevojë për specialist të tjerë.
Mjekët ORL janë ata që mund të përcaktojnë saktë dhe dëmet në lidhjet e muskujve dhe nyjeve në zonën e gojës, nofullave dhe qafës.
Nëse ju zgjidhni vetëm problemet e dukshme si shëndeti i dhëmbëve dhe kafshimi i duhur i nofullave, rrezikoheni nga simptomat e fshehura.
Këto simptoma lidhen me nervozizmin, krizat e panikut dhe me depresionin. Prandaj është e rëndësishme që të merreni dhe me gjendjen psikologjike. Mundohuni të gjeni një mënyrë për të çliruar emocionet.
Mund të merreni me ndonjë sport, aktivitet fizik të çfarëdoshëm, kështu fokusi i trurit do të zhvendoset dhe trupi do të arrijë të qetësohet.
Të tjera
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...