Rozë

Keisi ndahet nga Stresi për shkak të tradhtisë? Ish-partnerja e reperi habit me përgjigjet (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 29 May 2020

Një nga lidhjet më të komentuara në showbiz-in shqiptar është padyshim ajo e reperit të njohur, Stresi me Keisi.

Marrëdhënia e tyre ka patur gjithmonë ulje e ngritje dhe kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes nga fansat e tyre.

Ndërsa së fundmi, Keisi ka lënë të kuptohet përmes një postimi në “Instastory” se Stresi dhe ajo nuk janë më bashkë.

-Advertisement-

“Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka ndarë në “Instastory” duke i lënë të gjithë të mendojnë se në fakt ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë.

Keisi gjithashtu ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

Një nga pyetjet ishte se kur do të vinte në Shqipëri. Por ish-partnerja e Stresit i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj

“Nuk kam çfarë bëj në Shqipëri”, shkruajti Keisi, e cila prej kohësh po jeton në Kanada.

Nuk e dimë ta themi me siguri nëse kjo është një ndarje përfundimtare mes tyre apo një krizë momentale mes çiftit të njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera