Lajme

Katër policë që ishin bllokuar në Jarinje largohen nga pika kufitare, dërgohen në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 14 December 2022

Mbrëmjen e së martës, katër zyrtarë prej tyre janë zhvendosur nga kjo pikë për t’u vendosur në stacionin policor në Leposaviq.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ju informojmë se, njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka deklaruar të martën se vendosja e barrikadave në disa pjesë të veriut të vendit ka vështirësuar lëvizjen e zyrtarëve policorë.

Ai në emisionin “Ditari” në tëvë1 ka konfirmuar se disa policë tashmë janë në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk kanë arritur që të ndërrohen nga kolegët e tyre për shkak të barrikadave.

Zeqiri ka treguar ata janë mirë me shëndet dhe se po furnizohen vazhdimisht edhe me ushqim por edhe të gjitha nevojat e tyre atje.

“Janë duke u bërë përpjekjet në maksimum që të funksionoj gjithçka në rregull. Sa i përket Policisë në veri ata janë mirë edhe me shëndet edhe moral, janë të përgatitur dhe duke kryer detyrat e tyre në mënyrën më të përpiktë më të mundshme përkundër vështirësive janë duke u bërë të gjitha përpjeket edhe nga menaxhmenti i PK-së edhe planifikimet operacionale janë duke shkuar sipas planit dhe janë marrë të gjithë masat për mbështetje logjistike dhe të gjitha nevoja që i kanë atje”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera