Rozë

Kate Middleton ka një shenjë të ndërhyrjes kirurgjike në kokë që e ka fshehur mjeshtërisht për shumë vite

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 28 August 2018

Një prerje është vërejtur në anën e majtë të kokës së Kate Middletonit, e cila është zbuluar të jetë si rezultat i një ndërhyrje kirurgjike serioze.

Dukesha e Kembrixhit është e famshme në mbarë botën për flokët me shkëlqim, por nën to qëndron një prerje e madhe, ku fansat dyshonin se ishte tumor.

E gjithë kjo u zbulua gjatë një pritje mbretërore për disa miq në Buckingham Palace. Kjo e fundit lëshoi një deklaratë rreth kësaj duke thënë se “shenja është e lidhur me një operacion të fëmijërisë”.

-Advertisement-

Por, burime të larta mbretërore pretendojnë se bëhet fjalë për një operacion shumë serioz që e ka kaluar kohë më parë.

Tani John Scurr, një kirurg në Spitalin Lister të Londrës tha për Daily Mail se”kjo duket se është si rezultat i një keqformimi arteriovenoz – një shenjë dalluese – që hiqet”.

Dr Scurr e ka përgëzuar anëtaren e familjes mbretërore britanike për mjeshtërinë e fshehjes së një shenje.

“Është e mrekullueshme, duke pasur parasysh prerjen që askush nuk e ka parë më parë”, tha ai.

Ndryshe, thuhet se është lënduar në një mbrëmje në moshën 13 vjeçare pasi u godit me një top golfi dhe është dashur një intervenim i vogël kirurgjik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera