Kupa e Botës 2022

Katar 2022/ Presidenti i Federatës heq kostumin dhe nis stërvitjen me skuadrën

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 24 Nëntor 2022

Samuel Eto’o ka lënë futbollin tre vite më parë pikërisht në Katar, megjithatë tundimi për të zbritur në fushë është gjithmonë i madh dhe këtë herë nuk i ka rezistuar.

Nga Katari, ku është pranë përfaqësueses së Kamerinut, pasi mban edhe postin e presidentit të Federatës së Futbollit në vend, 41-vjeçari ka hequr kostumin dhe ka veshur uniformën e stërvitjes.

Për më shumë se 30 minuta, eto’o është stërvitur bashkë me futbollistët e përfaqësueses së Kamerunit, që do të përballen nesër në orën 11:00 me Zvicrën, ndërsa më pas është bashkuar me stafin teknik, për të dhënë opinionin e tij mbi strategjinë që do të ndiqet gjatë ndeshjes.

-Advertisement-

Kanë tërhequr vëmendjen kilet e tepërta në barkun e Eto’o, që gjithsesi ka konfirmuar në ato minuta stërvitjeje se nuk ka humbur asgjë nga bagazhi i tij teknik.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy