Kampionati Botëror 2030 do të organizohet në Ballkan?
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 24 November 2018
Ishte folur shpesh për këtë plan të guximshëm, por vetëm mbrëmjen e së premtes u krye hapi vendimtar.
Greqia bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, kanë vendosur së bashku të garojnë për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2030.
Këtë vullnet të përbashkët kanë shprehur në takimin e tyre në Beograd, ministrat e Atletikës dhe Sporteve të katër vendeve, duke kërkuar shansin që të provojnë se Ballkani ndryshon dhe kërkon të bëhet nga një protagonist negativ, në një kampion që do rrezatojë tashmë vetëm pozitivitet dhe frymën e bashkëpunimit.
Megjithëse pretendimi për organizimin e një Botërori vlerësohet tepër i vështirë dhe kompetitiv, ministrat e 4 vendeve kanë rënë dakord se bëhet fjalë për një mundësi të mrekullueshme që shkon përtej sportit.
Një çështje simbolike që do tregojë dhe vërtetojë se në Ballkan mund të punohet bashkë me fqinjin, duke e ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke siguruar një të ardhme më të mirë për këtë rajon.
Ministri grek i është referuar edhe eksperiencës së Greqisë në organizimin e Olimpiadës, duke theksuar se duhen korrigjuar shumë gabime. Ai ka deklaruar gjithashtu se homologët e tij ballkanas i kanë bërë thirrje edhe Greqisë të marrë pjesë në organizimin e kampionatit evropian të volejbollit, që do zhvillohet në Rumani, Bullgari dhe Serbi, në vitin 2021.
Në takimin e katër ministrave është rënë dakord si hap i parë të bëhet një inventar i detajuar i nevojave të secilit vend për sa u përket stadiumeve , fushave stërvitore dhe infrastrukturës së atletikës, dhe është lënë një diskutim i dytë pas një muaji ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm.
Të tjera
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 96 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
Pretendimet e Gjuriq: Me pranimin e Kosovës në AP të NATO-s, Kosova shpërblehet për shkelje të drejtave të serbëve
Duke komentuar faktin se Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të as...
-
QKMF-ja e Klinës bëhet me EKG të re, donacion nga Kosova Med
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Klinë (QKMF) “Nëna Terezë“, është b...
-
Zhduket një grua në Prizren
Në polici është raportuar për zhdukjen e një grua në Prizren. Policia ka b...
-
Policia gjen ảrmë dhe mủnicon në Zveçan dhe Leposaviq
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe mu...
-
Tahiri nuk ndal kritikat, e quan Kurtin qyqar: Mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë
Ish-kryenegociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thën...
-
Kusari-Lila dhe Gërvalla bashkë në Kanada për disa takime të rëndësishme
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ministrj...
-
Norvegji – Hyn në fuqi njohja e Palestinës si shtet
Norvegjia njohu sot zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez, ndërkohë që ...
-
Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë – Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”
Programi “Mburoja Lindore” është operacioni më i madh për përforcimin e kufir...
-
Zhduken dy persona në Drenas
Dy persona janë zhdukur në Drenas dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur...
-
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të Mqedonisë...
-
Vjedhje e rëndë në Podujevë
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një...