Lifestyle

Kamp veror për vajzat në shkencë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 19 March 2019

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës bashkë me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Korporatën e Sfidave së Mijëvjeçarit, Girl Up, Intel Corporation, si dhe organizatën Toka, organizojnë kampin e parë veror ndërkombëtar për vajza, me fokus edukimin në shkencë, teknologji, art, inxhinieri dhe matematikë.

Si në Kosovë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, ekziston një hendek në përfaqësimin gjinor në fushat që lidhen me shkencë dhe teknologji.

Sipas një komunikate për media nga FMK, kampi ËiSci ka për qëllim të ndihmojë në zhdukjen e këtij hendeku përmes qasjes në arsim, mundësive të mentorimit dhe trajnimit për lidership të vajzave.

-Advertisement-

Afati i fundit për të kompletuar aplikacionet për Kampin Veror ËiSci në Kosovë është 24 mars 2019.

Kampi ËiSci do të mbahet në Prishtinë në datat 18-31 gusht 2019 dhe mbledhë vajza nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pjesëmarrëset në Kampin Veror ËiSci do të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme edukative që kanë bazë shkencën e teknologjinë si dhe në ekskursione të caktuara jashtë qytetit.

“Të gjitha shpenzimet që lidhen me strehimin, ushqimin dhe aktivitetet gjatë kampit mbulohen me mbështetjen e partnerëve ËiSci, përveç transportit në dhe nga Prishtina për në qytetin apo fshatin tuaj”, theksohet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera