Lajme

Kadaj-Bujupi: Në VV dominojnë njerëz që nuk i përkasin ideologjikisht asaj çka përfaqëson kjo parti

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 18 January 2023

Opinionistja Donika Kadaj Bujupi, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, tha se në këtë parti dominojnë njerëz që nuk i përkasin në kuptimin ideologjik asaj çka përfaqëson kjo parti.

Kadaj-Bujupi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se dominimi i këtyre njerëzve që nuk i përkasin asaj çka përfaqëson partia, do t’i kushtojë shumë VV’së.

“Ajo cka e kom thon unë vazhdimisht, mendoj që ka me i kushtu në kuptimin e partisë, faktin që gjatë emërimeve në qeverinë tij, dominojnë njerëz që nuk i përkasin në kuptimin ideologjik ASAJ QA PËRFAQËSON vv. Janë të djathtë, janë njerëz që nuk përkrahin politika sociale dhe këto reflektohen madje në funksionim”.

-Advertisement-

Tutje, ajo përmendi ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të cilën thotë se ka shtyrë përpara agjendën e partisë së saj, pra thotë i ka shtyrë përpara premtimet kyçe të VV’së, si Vettingun e Byron.

“Psh, ministrja e Drejtësisë është mundu me reflektu dhe ka shty përpara agjendë të partisë së saj, i ka shty premtimet kyqe, vettingun, byron. Te ministrat e tjerë ti nuk i shef këto, sepse ata nuk i ndjejnë. Ky lloj ndryshimi mundet me pas ndikim në të ardhmen te zhgënjimi i militantit i aktivistit i cili ka qenë në gjendje me shku deri në vetmohim për me shtu një agjendë të organizatës”, tha Kadaj-Bujupi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera