Kabashi: “Nuk po më bëjnë të lumtur performancat nëpër klube, tani do bëj vetëm muzikë online”
Autori: Gazeta inFokus
22:49 | 04 February 2026
E ftuar në emisionin “Zgjohu”, këngëtarja Ana Kabashi ka zbuluar se ka vendosur të ndryshojë rrjedhën e karrierës së saj muzikore.
Ajo u shpreh se performancat nëpër klube dhe evente nuk po e bëjnë më të lumtur, ndonëse ka pasur përvoja në skena të ndryshme jashtë vendit, përfshirë edhe Zvicrën.
“Nuk po më bëjnë të lumtur performancat nëpër klube. E kam provu, e kam pa çka është me këndu në vende të mëdha, por nuk është ajo që dua,” tha ajo në “Zgjohu”.
Kabashi theksoi se tashmë dëshiron të fokusohet vetëm në muzikë online, duke krijuar projekte që e përfaqësojnë atë dhe që burojnë nga ndjenja e saj e brendshme.
“Po du me bo muzikën që ma don shpirti. Edhe nëse më merr kohë, është okej. Nuk ka nevojë me vrapu pas diçkaje e me harru veten,” deklaroi këngëtarja.
Ajo shtoi se ka marrë kohë për veten, për të reflektuar mbi shëndetin mendor dhe fizik, duke e konsideruar shumë të rëndësishme që rrugëtimi i saj artistik të jetë i sinqertë dhe i shëndetshëm./GazetaInfokus
NDIQENI EMISIONIN E PLOTË:

T� tjera
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...


































