Fokus

“Ka raste që kërkojnë më shumë kujdes e përkrahje” – Onkologia Goga për pacientët që përballen me kimioterapinë

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 09 October 2026

Përballja me kancerin nuk është e njëjtë për çdo pacient. Për disa prej tyre, sëmundja është vetëm një nga sfidat e shumta me të cilat janë përballur gjatë jetës.

Për këtë ka folur doktoresha Vildane Goga në emisionin “Doktor Plus”, të moderuar nga Arjeta Osmani, teksa është pyetur për pacientët në repartin e kimioterapisë dhe rastet që kërkojnë kujdes më të veçantë.

Goga ka theksuar se secili pacient është i rëndësishëm dhe se nuk mund të bëhet dallim në kujdesin që u ofrohet.

-Advertisement-

“Secili e ka veten të rëndësishme. Në qoftë se do të thosha që nuk ia jap kujdesin e duhur një pacienti në krahasim me pacientin tjetër, nuk mund ta bëj këtë ndryshim”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, sipas saj, gjatë trajtimit krijohen raste kur kontakti mes mjekut dhe pacientit bëhet më i shpeshtë, veçanërisht për shkak të protokollit të trajtimit dhe vizitave të vazhdueshme.

“Ka raste që afrohesh shumë me pacientin, sepse edhe protokolli i bie më shpesh, vizitat dhe takimet me ty janë më të shpeshta. Në atë formë vendos kontakt më të madh dhe ndryshon edhe komunikimi me pacientin”, ka thënë Goga.

Ajo veçoi pacientët që, përveç kancerit, përballen edhe me rrethana të tjera të vështira në jetë.

“Janë disa raste vërtet vulnerabile, që jeta i ka sfiduar edhe para kancerit. I shikon me një sy pak më të dhimbshëm dhe do të doja t’u qëndroja më pranë”, ka deklaruar Goga në “Doktor Plus”

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy