Kulturë

Jonida Maliqi flet për pjesëmarrjen në Eurovision

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 18 March 2019

Periudhën para pjesëmarrjes në “Eurovizion”  përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi e përshkruan si  “Kohë të bukur, të ngarkuar dhe me shumë emocione pozitive”.

Jonida Maliqi ka thënë se jeta e saj ka ndryshuar tërësisht që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar, kur ajo u shpall fituese e çmimit të parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ky ishte një rikthim i saj në këtë festival pas 11 vjetësh, festival në të cilin ajo është rritur artistikisht.

-Advertisement-

Kënga “Ktheju tokës”, ia ka dhënë Maliqit që nga fillimi një emocion krejtësisht tjetër nga këngët e saj të realizuara më parë.

Për sa i përket “Eurovizion”-it, i cili këtë vit shënon edicionin e 64-të dhe do të mbahet në Izrael, Jonida pohon se synimi i saj është që të arrijë të kualifikohet për finalen e madhe.

Këngëtarja njihet si një nga personazhet shqiptare më me stil. E padyshim se edhe për skenën dhe performancen e saj ajo po tregon përkushtim maksimal, raporton T7.

Ndryshe, menjëherë pas kësaj pjesëmarrjeje, këngëtarja e hitit “Fantastik” do të merret me finalizimin e një projekti të ri muzikor, i cili, bëri të ditur se do të vijë në një bashkëpunim me një emër ndërkombëtar, por nuk tregoi se për kë bëhet fjalë, meqë është herët.

U tha se klipi “Ktheju Tokës” ishte i kopjuar, por Jonida Maliqi kishte sqaruar më parë këtë gjë.

Këngëtarja tha se kënga para se të publikohet merr miratimin e faqes zyrtare të “Eurosongut”, andaj mohon të jetë e vjedhur.

“Pikërisht këta bashkëatdhetarët tanë, vendasit, këta njerëz që ne presim të na suportojnë marrin përsipër të shkruajnë dhe të komentojnë sikur janë kritikë arti dhe të hedhin baltë ndërkohë që janë të baltosur vetë”, tha ajo.

Në një emision televiziv në Shqipëri Maliqi kishte thënë se kënga e saj nuk ka të bëj me plagjiaturën.

“Plagjiaturë do të thotë kur ti bën një kopje të mirëfilltë, jo kur ti ke disa sekuenca ose ngjashmëri me personazhin. Për të gjithë fansat që më kanë shkruar se Jonida rrezikon Eurosongun, dua t’u them jo. Faleminderit për suportin ju që e keni dashur këtë këngë, për të tjerët pastaj kaq ishte”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera