Lajme

Jevtiq: Sulmet e përditshme nuk do të na lëkundin në luftën për të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 10 March 2023

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka pretenduar se komuna e Shtërpcës, qytetarët e Shtërpcës dhe ai personalisht “çdo ditë përballen me presione dhe sulme të ndryshme”, pa përmendur asnjë rast konkret.

Jevtiq ka shtuar në Twitter se “nuk ka frikë dhe se nuk do të lëkundet në luftën për drejtësi dhe të vërtetë”.

“Presionet dhe sulmet e ndryshme janë diçka me të cilën çdo ditë përballemi komuna e Shtërpcës, qytetarët e saj dhe unë. Të jesh në anën e së vërtetës dhe drejtësisë, si serb, sot në Kosovë është e vështirë. Ne nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga lufta jonë për drejtësi dhe për të vërtetën. Ata nuk më kanë frikësuar dhe nuk do të më frikësojnë apo të më lëkundin”, ka pretenduar Jevtiq në Twitter./Paparaci

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera