Japoni, të paktën 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 08 July 2018
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë marrë të paktën 60 jetë njerëzish, e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen.
Autoritetet thonë se, me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës”, për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.
Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos.
Në qytetin e Motoyamës, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, mes mëngjesit të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës kanë rënë 583 mm shi, ndërkohë që sipas agjencisë meteorologjike të Japonisë priten të tjera reshje gjatë ditëve të ardhshme.
Edhe Kyoto, një qytet rreth 300 km në lindje të Hiroshimës, është prekur nga reshjet e jashtëzakonshme. Banorë lokalë janë shprehur për faqen japoneze të internetit “Japan Times” se “kushdo që jeton buzë lumenjve duhet të bëhet nervoz, për shkak se sezoni i tajfuneve është thjesht në fillimin e tij”.
Të tjera
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...
-
Kolgeci: Fokus i im do të jetë do të jetë angazhimi për një Kosovë me rrugë të zhvilluara dhe të sigurta për qytetarët
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman ...
-
Krasniqi: Me iniciativën time u funksionalizua spitali i pediatrisë në Mitrovicë, në mandatin e ardhshëm angazhim më i madh
Fëmijët në Mitrovicë prej disa muajsh po marrin shërbimet e nevojshme mjekëso...
-
Musliu: Mësimdhënësit janë ata që japin dije dhe vlera, duke edukuar breza të tërë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
KQZ hesht për kamionin gjigand që erdhi nga Beogradi me kamera për zgjedhjet e 9 shkurtit
Një kamion gjigand që erdhi nga Beogradi shkarkoi përplot paketime me kamera ...