Sport

Ja si duket stadiumi “Fadil Vokrri” para ndeshjes së shumëpritur ndaj Ishujve Faroe

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 10 September 2018
Tanimë gjithçka është gati në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, shruan Gazeta inFokus.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e luan sonte mbrëma ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri”, ku do të ndeshet me Ishujt Faroe.

Ekipi i drejtuar nga Challandes barazoi pa gola në takimin e parë në Baku, të zhvilluar me Azerbajxhanin.

Sonte “Fadil Vokrri” do t’i hapë dyert për ndeshjen e parë zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës në këtë stadium, për ndeshjen e cila fillon në ora 20:45.

-Advertisement-

Më poshtë keni disa nga pamjet e fundit nga stadiumi, ku po bëhen përgatitjet për ndeshjen e 10 shtatorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera