Sport

Ja sa kushton banka rezervë e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 20 August 2018

Massimiliano Allegri ka fituar katër herë çmimin “stoli i artë”, që i jepet trajnerit më të mirë në Itali. Duket se këtë herë ai ka një stol të artë në kuptimin e vërtetë të fjalës. “Zgjedh formacionin edhe në vartësi të ndërrimeve që do të më duhet të bëj,” – deklaroi ai pas ndeshjes së parë të kampionatit, të fituar me përmbysje ndaj Chievo.

Në ndeshjen e parë, Allegri kishte në dispozicion tetë futbollistë: Mandzukic, Matuidi, Barzagli, Benatia, Emre Can, Rugani, Bentancour dhe Bernardeschi. Vlera e tyre totale në merkato është 282 milionë euro.

Në ndeshjen e fituar në Veronë, Allegri e ktheu humbjen në fitore me aktivizimin e Bernardeschi, Mandzukic dhe Emre Can. Edhe në të kaluarën ai ka treguar se është mjeshtër i zëvendësimeve, tani do të ketë mundësinë ta bëj më mirë diçka të tillë sepse ka stolin më “të çmuar” në Europë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera