Ja sa është rroga e presidentëve të Ballkanit, Thaçi në mesin e më të paguarve
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 24 February 2018
Janë bërë publike pagat e presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe pagën e presidentit slloven. Pagat më të mëdha i kanë anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës (tre sish) dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahasuar me pagën mesatare të vendeve të tyre.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara, pagën më të madhe mujore në rajon e ka Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Siç thuhet në formularin e tij të pasurisë, të dorëzuar në Komisionin Zgjedhor, të ardhurat e tij mujore arrijnë në 3,322 euro.
Siç raporton portali Al Jazzera, mbi 3,000 euro janë pagat mujore të presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Komisioni për Konflikt Interesimi vendos që Grabar-Kitaroviq ka një pagë neto afër 3,276 euro, ndërsa anëtarët e Presidencës së BeH fitojnë mesatarisht nga 3,091 euro, përcjell Telegrafi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës dhe Hercegovinës thekson se anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviç dhe Mladen Ivaniç marrin 2.862, 2.874 respektivisht 3.536 euro në muaj.
Sipas të dhënave publike, presidenti i Serbisë ka një pagë trefish më të ulët se ajo presidentëve kroatë dhe boshnjakë. Aleksandar Vuçiq merr 1.083 euro në muaj, që është paga më e vogël presidenciale në rajon.
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq merr pagë mujore prej 2,443 euro, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi 2,873 euro.
Më pak se 2,000 euro në muaj marrin pagë Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov (1,250) dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta (1,425).Nëse krahasojmë të ardhurat presidenciale me pagën mesatare në rajon, rekordmenë absolutë me paga të larta janë presidenti i Kosovës dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Paga Hashim Thaçit është pothuajse tetë herë më e lartë se paga mesatare, kurse tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës marrin pagë shtatë herë më të lartë se paga mesatare në atë vend.
Presidentët e Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë marrin paga tre herë më të larta se paga mesatare në vendin e tyre, ndërsa presidenti i Serbisë merr dyfishin e pagës mesatare në Serbi.
Sipas të dhënave më të fundit statistikore zyrtare, pagat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, kurse më të ulëtat në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































