Lajme

“Ishte i shqetësuar për v*asjen e motrës”, kjo është gjendja e 15-vjeçarit që mbeti i plag osur në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 12 April 2024

Mjeku kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje mbi gjendjen e 15-vjeçarit të plagosur, i cili tashmë është operuar.

Ai tha se 15-vjeçari ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë, ku në radiografi është vërtetuar se i njëjti e ka pasur një plumb në plagë.

“Ortopedi ka intervenuar ku e ka larguar plumbin, i cili i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe pas mobilizimit, pasi ka qenë edhe një frakturë e njërës kockë, është pranuar në repartin e ortopedisë”, tha Fazliu, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se pacienti është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa trajtimin po e vazhdon në repartin e ortopedisë.

Poashtu ai tha se i mituri ka qenë “shumë i shqetësuar” meqë ka qenë dëshmitar i vrasjes së motrës së tij. Megjithatë, Fazliu tha se ai është pranuar në gjendje stabile.

Këtë të premte, rreth orës 14:40 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka ndodhur një vrasje e një gruaje 21-vjeçare dhe është plagosur vëllai i saj 15-vjeçar.

Policia ka njoftuar se në orën 15:15 ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin V.A., 36-vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera