Sport

Ish futbllisti i Barcelonës Arthur Melo tregon pse zgjodhi Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 12 December 2020

Ish futbollisti i Barcelonës, Arthur Melo, ka treguar pse kishte zgjedhur Juventusin në afatin kalimtar të verës, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, braziliani ka thënë se me ‘Zonjën e Vjetër’ do të ketë mundësinë të fitoj trofe si në Itali, ashtu edhe në Evropë.

“Në fillim nuk ishte e lehtë, pasi kalova në një vend me stil jetese dhe mënyrë loje krejt tjetër, por tani jam i qetë dhe i lumtur. Juventusin e zgjodha për projektin e traditën, pasi këtu kam mundësi të luaj e të garoj për të fituar trofe të rëndësishëm, si në Itali, ashtu edhe në Evropë”, ka thënë Melo.

-Advertisement-

Ish mesfushori i Barcës ka folur edhe për trajnerin italian, Pirlon duke thënë se është duke marrë këshillat e tij.

“Pirlo është një trajner i jashtëzakonshëm dhe jam me fat që e kam gjetur këtu. Ai ka një eksperiencë shumë të madhe dhe më flet shumë, duke më treguar se çfarë të bëj e çfarë të mos bëj. Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta dëgjoj, të ul kokën dhe të bëj atë që ai kërkon. Shpjegon mjaft mirë atë që ne duhet të bëjmë në fushë dhe di të lexojë në mënyrë perfekte kundërshtarët”, është shprehur braziliani.

Arthur erdhi në Torino gjatë afatit kalimat të verës së kaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera