Sport

Inter premton “show” në Giuseppe Meazza

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 13 September 2018

Inter zhvillon një javë me ndeshje interesante nga Serie A në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “San Siro” gati për të qenë i mbushur dhe i zjarrtë për ndeshjet në Serinë A e UEFA Champions League. Të shtunën, në orën 15:00, kundër Parmës, të marten, në 18:55, kundër Tottenhamit.

Gjatë muajve shtator-tetor, zikaltrit do të bëhen gati për një shkundje të fortë, pasi në këtë periudhë do të luajnë 7 ndeshje në 21 ditë. Por, gjithsesi, tifozët nuk do të mungojnë.

-Advertisement-

Për ndeshjen kundër verdhebluve, në Serinë, A priten 60 mijë tifozë, ndërkohë që për rikthimin në Champions, pas 6 vitesh mungesë, mund të jenë 70 mijë vetë ose akoma më shumë.

Parma nuk fiton në “San Siro” që prej vitit 1999, ndërkohë që Interi ka që në muajin prill pa fituar në shtëpi. Suksesi i fundit ka qenë kundër Cagliarit, me rezultatin 4-0, ku shënuan Cancelo, Icardi, Brozovic dhe Perisic.

Plot entuziazëm duken blerjet e fundit të zikaltërve, si Kwadwo Asamoah apo Balde Keita, të cilët mezi presin të lënë shenjën e tyre përpara tifozëve në stadiumin legjendar të “San Siros”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera