Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 28 September 2021
Java që kaloi shënoi fillimin e sesionit të 76 të Asamblesë së Përgjithëshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, platforma më e madhe në shkallë globale. Si gjithmonë në raste të tilla vëmendjen kryesore e marrin liderët e superfuqive botërore. Në debutimin e tij në OKB si lider i Shteteve të Bashkuara, Presidenti Joe Biden, bëri thirrje për solidaritet dhe unitet kundër armiqve të përbashkët globalë si pandemia COVID -19, ndryshimet klimaterike, por edhe rreziqet e teknologjive të reja.
Presidenti kinez Xi Jinping nuk u ndal vetëm në evidentimin e këtyre problematikave, por shpalosi propozime konkrete për zgjidhjen e tyre dhe theksoi nevojën për rritje të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në përballjen me keto sfida globale. Sipas tij bashkëpunimi me dhe nepërmjet OKB-së është aktualisht më I rëndësishëm se kurrë. Në sintoni me homologun amerikan, mesazhi I presidentit kinez ishte gjithashtu një tthirje për unitet ndërkombëtar në përgjigje të pandemisë dhe krizës shëndetësore.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Xi theksoi rëndësinë e vaksinimit, si arma më e fortë kundër pandemisë dhe u rishpreh për përgjegjësinë që ndjen Kina për ta bërë vaksinën të aksesueshme nga të gjithë , me një vëmendje më të madhe drejt vendeve të varfëra dhe atyre në zhvillim. Në vijim të saj Kina ndërmerr angazhimin për t’I siguruar shteteve më në nevojë një total prej dy miliardë doza vaksinash, ndërsa 100 milionë vaksina do t’u dhurohen vendeve në zhvillim deri në fund të vitit.
Propozimi I Presidentit kinez për një Iniciativë për Zhvillim Global I cili pati jehonë të gjërë në Asamble u shpalos në katër pika kryesore. Duhet të mundet COVID-19 dhe të fitohet kjo betejë vendimtare për të ardhmen e njerëzimit. Për Presidentin Xi , detyra më urgjente për momentin është që të gjitha vendet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ndërkombëtar anti-epidemik. Së dyti , duhet të ringjallet ekonomia dhe të ndiqet një zhvillim global më I fuqishëm, më ekologjik dhe më I balancuar. Së treti, duhet të forcohet solidariteti dhe të promovohet respekti reciprok dhe bashkëpunimi I favorshëm në zhvillimin e marëdhënieve ndërkombëtare. Së katërti, duhet të përmisohet qeverisja globale dhe të praktikohet multilaterizmi i vërtetë.
“Demokracia nuk është një e drejtë e veçantë e rezervuar për një vend individual, por një e drejtë për njerëzit e të gjitha vendeve që të gëzojnë.Suksesi I një vendi nuk duhet të nënkuptojë dështimin e një vendi tjetër dhe bota është mjaft e madhe për të përshtatur zhvillimin e përbashkët dhe përparimin e të gjitha vendeve. “ tha Xi.
Rishtazi edhe një herë në fjalimet e lidervë të shteteve të ndryshme në këtë Asamble u vërejtën pikëtakime rreth shqetësimeve të përbashkëta. Disa nga propozimet e Kinës janë në këtë rast të vlefshme. Edhe në se nuk ecin menjëherë drejt hedhjes së bazamentit për krijimin e një iniciative globale, duke formësuar edhe një pikë takimi për dialogun e mëtejshëm, ato japin një sinjal të fortë që do të ndihet në Uashtington dhe në qendrat e tjera të rëndësishme të vendimmarrjes globale.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...