Lajme

INDEP publikon episodin e tretë të serive “Storje mbi Rimëkëmbjen”

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 29 June 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të videove për ringjalljen ekonomike ka publikuar videon e tretë që ka të bëjë me policën e sigurisë për mërgimtarët, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, thuhet se ky episod flet për masën 4.5 që ka të bëjë me Mbështetjen e Mërgatës, respektivisht për iniciativat e ndërmarra nga ana e Qeverisë për të lehtësuar barrierat e shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

“Në vazhdën e publikimit të serive “Storje mbi Rimëkëmbjen”, publikon videon e tretë, e cila ka për qëllim shpalosjen e përfituesve të masave të ndryshme në kuadër të Pakos së Ringjalljes duke ju ofruar hapësirën për të treguar mbi eksperiencat e tyre. Kjo episodë flet për masën 4.5 – Mbështetja e Mërgatës, respektivisht për incentivat e ndërmarra nga ana e Qeverisë për të lehtësuar barrierat e shqiptarëve që jetojnë në diasporë. Kjo video mbështetet nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i The German Marshall Fund of the United States dhe popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura këtu, nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të BTD, Fondit Gjerman Marshall, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se vendimi për vazhdimin e kësaj mbështetjeje për diasporën erdhi në qershor të vitit të kaluar në kuadër të “Pakos së Ringjalljes” sipas të cilës diasporës do t’i paguhej përsëri polisa e sigurisë.

“Masa 4.5. – Mbështetja e mërgatës – Është zotim i yni që të lehtësojmë të gjitha barrierat për mërgatën tonë, që i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin kaq shumë vendit. Andaj do të mbulojmë koston e reduktuar të policës kufitare për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë, deri sa të zgjidhim përfundimisht çështjen e Kartonit të Gjelbër”, thuhet në masën 4.5 të qeverisë së Kosovës në kuadër të Pakos së Ringjalljes./Gazeta Infokus/

Për të kuptuar më shumë mbi masën në fjalë, ndiqni storjen e përfitueses së radhës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera