Lajme

Incident në kufi, Bjellorusia e akuzon Poloninë se deshi t’ia verbonte disa oficerë të policisë

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 13 April 2022

Një polic kufitar Bjellorusi ka akuzuar forcat polake se i kanë sulmuar me “plumba metalikë” dhe llastiqe, raporton Euronews.

Autoritetet kufitare polake dyshohet se kanë kryer “akte të paligjshme” në një pikë kontrolli pranë qytetit të Brest, thanë autoritetet bjelloruse. Në deklaratë thuhet se natën e 10-11 prillit, ushtarët polakë qëlluan në Peschatka, një pikë kontrolli rrugore në Bjellorusi.

Një polic kufitar Bjellorusi ka akuzuar forcat polake se i kanë sulmuar me “plumba metalikë” dhe llastiqe, raporton Euronews.

-Advertisement-

Autoritetet kufitare polake dyshohet se kanë kryer “akte të paligjshme” në një pikë kontrolli pranë qytetit të Brest, thanë autoritetet bjelloruse. Në deklaratë thuhet se natën e 10-11 prillit, ushtarët polakë qëlluan në Peschatka, një pikë kontrolli rrugore në Bjellorusi.

Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Bjellorusisë dhe Polonisë

Incidenti ndodhi mes tensioneve të rritura midis Polonisë dhe Rusisë, një aleate e Bjellorusisë. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar vazhdimisht Minskun se po përgatitet t’i dërgojë trupat e veta në luftë, gjë që Bjellorusia e mohon.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Bjellorusisë janë përkeqësuar që nga rizgjedhja e presidentit Alexander Lukashenko në vitin 2020. Varshava ka nisur ndërtimin e një gardhi 350 milionë euro përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

Të dielën, rojet kufitare polake akuzuan zyrtarët bjellorusë për gjuajtje me gurë dhe përdorimin e lazerëve kundër patrullave polake ndërsa një grup migrantësh u përpoqën të hynin në vend.

“Ne nuk po komentojmë materialet e publikuara nga pala bjelloruse. Ka pasur shumë indikacione se disa nga informacionet e publikuara nga shërbimet bjelloruse janë manipuluar muajt e fundit. Rojet kufitare nuk kanë qëlluar apo përdorur llastiqe mbrëmë”, tha një zëdhënës i Gardës Kufitare polake tha për Euronews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera